LAJMI I FUNDIT:

Gjermania rrit kontrollet kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke

Gjermania rrit kontrollet kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke

Gjermania njoftoi të mërkurën se do të rrisë patrullat e policisë përgjatë “rrugëve të kontrabandës” në kufirin e saj me Poloninë dhe Republikën Çeke, në një përpjekje për të parandaluar hyrjen e më shumë emigrantëve në vend.

Masat e reja do të fillojnë menjëherë, tha Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Njoftimi erdhi një ditë pasi bastisjet e policisë në Gjermani gjetën më shumë se 100 qytetarë sirianë brenda apartamenteve të kontrolluara në lidhje me një rrjet kontrabande.


Faeser nuk ofroi asnjë detaj se sa oficerë të tjerë të policisë kufitare do të vendosen, por theksoi se nuk do të vendosen kontrolle fikse kufitare siç ka bërë Gjermania përgjatë kufirit të saj me Austrinë që nga viti 2015.

Për të vendosur kontrolle të tilla, Gjermania duhet të njoftojë Komisionin Evropian.

Ndërkohë të mërkurën, ministri gjerman i financave Christian Lindner shkroi në X, dikur Twitter, se ministria e tij do të mbështeste rritjen e kontrollit kufitar me oficerë shtesë doganor.

“Kontrollet kufitare duhet të intensifikohen për të ndaluar kontrabandën dhe migracionin ilegal”, shkroi ai.

E ministrja Faeser tha se kontrollet e reja do të ndodhin në bashkëpunim të ngushtë me Poloninë dhe Republikën Çeke.

Ndryshe, shumë migrantë nga vende si Siria, Afganistani dhe gjetkë janë përpjekur të shkojnë në Gjermani për të aplikuar për azil.

Qytetet dhe komunitetet në të gjithë shtetin më të madh të Evropës kanë dhënë alarmin për numrin në rritje të të ardhurve, duke thënë se atyre po u mungon hapësira për t’i akomoduar ata dhe për të siguruar vende shkollore.

Siç bëhet e ditur më tej, më shumë se 220 mijë persona kanë aplikuar për azil në Gjermani në periudhën janar-gusht të këtij viti.

Në vitin 2022, rreth 240,000 njerëz aplikuan për azil.

Këto shifra janë ende shumë larg nga viti 2015-16 kur më shumë se 1 milion emigrantë aplikuan për azil në Gjermani.

Megjithatë, përveç emigrantëve, Gjermania ka pranuar gjithashtu më shumë se 1 milion ukrainas që ikin nga lufta brutale e Rusisë në vendin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori