Michael Roth, ministri i Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme Federale, rikonfirmoi në Tiranë mbështetjen e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në procesin e reformave, por ai nuk la të kuptohet se si do të jetë vota e Gjermanisë në Këshillin Evropian, në qershor lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE.
Vizita e tij zyrtare në Tiranë, përfundoi të shtunën (12.05.2018), me pritshmëritë e Gjermanisë “që Shqipëria të mund të vijojë në mënyrë konsekuente politikën e reformave”. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ai tha qartë që ndër arritjet e Shqipërisë në plan të parë janë ato për forcimin “e demokracisë, shtetit ligjor, sistemit të drejtësisë dhe pavarësisë së tij”.
“Qeveria Federale është duke verifikuar të gjitha këto arritje, sigurisht në koordimin të ngushtë me Bundestagun gjerman dhe pikërisht në bashkëpunim me të ne do të pozicionohemi në të ardhmen lidhur me çeljen e këtyre negociatave. Argumentat për çeljen e negociatave sigurisht që nuk mungojnë. Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por në mënyrë të veçantë, për Shqipërinë, është në interesin jo vetëm të Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare por, është edhe në interesin tonë”, tha Michael Roth në konferëncën e përbashkët për shtyp në Tiranë.
Verifikimin e arritjeve të Shqipërisë e përmendi edhe kancelarja Merkel, gjatë vizitës në Berlin, të kryeministrit Rama, në fund të muajit të kaluar. “Gjermania do të mbështesë, Gjermania do të jetë ndihmuese, në mënyrë që të shohim vërtetë përparimet që na duhen në mënyrë që në qershor të marrim një vendin”, u shpreh kancelarja Merkel.
Vettingu në Shqipëri – model për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor
Në mënyrë të ve?antë Roth ka vlerësuar vettingun, testimin e gjykatësve dhe prokurëve.
“Vettingu, që është duke u zbatuar në Shqipëri, është një proces unik nga karakteri i tij, i cili shërben si model për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.
Por ritmet me të cilat po ecën ky proces lënë për të dëshëruar dhe ngritja e strukturave të reja të sistemit të reformuar të drejtësisë sidomos e Këshillit të Lartë të Prokurorisë , me prokurorë që kanë kaluar vettingun. Refuzimi këtë muaj i Këshillit të Lartë të Drejtësië i Vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të shkarkuar tre gjyqtarë që kishin cënuar interesat e qytetarëve me vendimet re tyre është një tregues i domosdoshmërisë për përshpejtimin e kryerjes së reformës në sistemin e drejtësisë dhe nxjerrjes jashtë këtij sistemi te gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar.
Gjermania pret vijimin e reformave, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Roth tha në Tiranë se Gjermania ka prits?hmëri për suksese të mëtejme dhe interes mjaft të madh në „luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit”. Ai theksoi se Gjermania ofrom mbështetjen e saj në këto fusha. Roth theksoi rendësinë që Gjermania i jep “shtetit ligjor, krijimit të një administrate funksionale, sistemit të drejtësisë së pavaruar, premisa të domosdoshme edhe për investime të huaja të mëtejme në Shqipëri”, nënvizoi ai.
“Pres prej qeverisë shqiptare që të mund të vijojë në mënyrë konseguente politikën e reformave”, theksoi Roth në Tiranë.
Opozita të marrë përgjegjësitë e saja
Mesazhet e Michael Roth nuk iu drejtuan vetëm qeverisë. Ai tha se pritshmëritë e Gjermanisë nga opozita janë që ajo “të mund të ndërmarrë në mënyrë të drejtprëdrejtë përgjegjësitë e veta për të kontribuar, në procesin e reformave. Në çështje të tilla siç është integrimi evropian, do të duhet të kalohet përtej konflikteve të brendshme për të mbërritur në një konsensus të përgjithshëm”, këshilloi ai opozitën.
Michael Roth zhvilloi vizita zyrtare ne Shqipëri dhe Maqedoni, dy vende per te cilat në 17 prillin e kaluar, Komisioni Europian dha rekomandimin per hapjen e negociatave te anetaresimit në BE, gjë që pritet të vedoset nga votat e vendeve anëtare në qershor. /DW /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

DPHM: Edhe gjatë javës së ardhshme do të kemi mot të ngrohtë, reshje shiu priten vetëm të enjten

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja