LAJMI I FUNDIT:

Gjermania: Përshëndesim propozimin e Ramës për krizën në Bjellorusi

Gjermania: Përshëndesim propozimin e Ramës për krizën në Bjellorusi

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert ka përshëndetur të hënën propozimin e OSBE-së, e drejtuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, për të ndërmjetësuar dialogun mes palëve në Bjellorusi.

Deklaratat, Seibert i ka bërë ndërsa fliste në një konferencë për shtyp rreth krizës në Bjellorusi.

Gjatë fjalës së tij, Seibert ka kërkuar hetim për personat që humbën jetën gjatë protestave të dhunshme që janë mbajtur këto ditë në vend.


“Dialogu mes autoriteteve dhe qytetarëve është shumë i rëndësishëm. Ne përsërisim edhe njëherë që OSBE duhet ta ndërmjetësojë dialogun. Gjithashtu përshëndesim kreun e OSBE, zotin Edi Rama i cili ka treguar gatishmërinë e tij, ka ofruar ndërmjetësim për dialog me Lukashenkon. Pamjet e fundjavës tregojnë se qytetarët ne Bjellorusi kanë treguar shumë guxim dhe kanë protestuar lirisht në një numër shumë të madh njerëzish në rrugë. Atyre duhet t’u jepet mundësia për një të ardhme më të mirë për vendin e tyre,” u shpreh ndër të tjera zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Steffen Seibert përmendi po ashtu edhe liderin e opozitës Alexei Navalny për të cilin u shpreh se ekziston mundësia që të jetë helmuar.

Ky i fundit ndodhet i shtruar në një spital të Berlinit në gjendje kome. /abcnews.al

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori