LAJMI I FUNDIT:

Gjermania merr tri pikë nga përballja me Bjellorusinë

Gjermania merr tri pikë nga përballja me Bjellorusinë
Foto: Die Mannschaft

Gjermania e ka mposhtur me lehtësi Bjellorusinë në xhiron e tretë të Grupit C me rezultat 2-0.

Golin e parë për gjermanët e realizoi Leroy Sane në minutën e 13-të, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me këtë epërsi minimale.

Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga Gjermania, ndërsa Marco Reues (62’) e dyfishoi rezultatin, e që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.


https://www.youtube.com/watch?v=2aiyUC0r2-U

Kombëtarja gjermane tentoi deri në fund që të shënonte edhe disa gola, në mënyrë që ta përmirësonte golaverazhin ndaj një kundërshtari jo edhe aq të fuqishëm, mirëpo shifrat mbetën të pandryshuara.

Me këtë fitore, Gjermania është në vendin e dytë me gjashtë pikë, tri pikë pas Irlandës së Veriut që është në të parin, ndërsa Holanda ka tri sosh, derisa Estonia dhe Bjellorusia mbesin ende pa pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=cY5g0ivHzbo