Prej rreth dy vitesh, mjekët dhe infermierët shqiptarë janë masivisht me sy e veshë nga Gjermania. Shoqata e Infermierëve deklaron shifra alarmante për mjekët e larguar dhe veçanërisht për ata që presin të ikin.
“Në Gjermani kanë ikur rreth 2.500 infermierë aktualisht, që nga koha e portalit. Gjithashtu ne kemi informacion se rreth 2.000 të tjerë janë në proces për të ikur. 2.500 janë që nga janari deri në qershor. Shumica e tyre janë profesionistë që kanë vite punë, nuk është se janë të sapodiplomuar. Profilet që kërkohen më tepër janë kujdesi në familje, në spitalet gereatrike, që e ka më të theksuar Gjermania, Pediatria dhe Reanimacioni”, thotë Elson Jaçaj, president i Shoqatës së Infermierëve.
Për Shoqatën e Infermierëve, problemi me këta profesionistë nis që në universitet. Në Shqipëri numërohen mbi 10 fakultete, ku secili ofron 300 kuota pranimi, pra 3.000 të diplomuar për infermier në vit, ndërkohë që portali ofron punë vetëm për 400 infermierë. Por, shkaktarët kryesorë që i detyrojnë infermierët të ikin janë të tjera:
“I gjithë personeli shëndetësor, jo vetëm infermierët, kanë një stres shumë të madh aty ku punojnë. Flas të paktën për QSUT-në ku unë punoj. Infermieri bën shumë punë, bën punën e psikologut, të recepsionistit, të sekretarit, sepse duhet t’i shërbejë pacientit, duhet të hape kartelën që është punë e mjekut, ta regjistrojë në sistem që është punë e një sekretari dhe e gjithë barra bie mbi infermierin. Së fundmi privati ka filluar të ulë pagat, i merr infermierët në provë 3 muaj. Kur baza në Shqipëri është 40 mijë lekë për infermierët dhe rreth 65, 70 mijë për mjekët, jashtë paga minimale është 1.800 euro për infermierët dhe 2.800 apo 3.000 euro për mjekët”, shprehet më tej Elson Jaçaj.
Infermierët dhe mjekët shqiptarë ikin për një punë më dinjitoze për veten, por lënë pas pikëpyetje të mëdha për shëndetësinë që na pret nesër.
“Nuk e di ku do jemi pas disa muajsh, jo kohësh. Nëse me këtë ritëm të gjithë do të largohen, kush do të ngelet këtu? Sa profesionistë do të jenë dhe si do të jetë shërbimi shëndetësor në vend?”, deklaron Jaçaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi