Qeveria e koalicionit në Gjermani bëri të ditur në orët e para të së martës ka rënë dakord për ligje të reja për imigrimin, pas shumë muaj debatesh për politikën e migrimit. Ligjet e reja frymëzohen nga modeli i ligjeve të Kanadasë dhe do ta bëjnë të vështirë për më të varfrit dhe të paarsimuarit që të imigrojnë në Gjermani.
Marrëveshja “mban parasysh parimin e ndarjes së azilit nga migrimi për punë” dhe garanton që ata që kanë të drejtë ligjore për të aplikuar për azil në Gjermani do të mund ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen.
Korniza e ligjit të propozuar parashikon megjithatë që shtetas nga vende jo anëtare të Bashkimit Evropian, pa arsim të lartë ose pa një ofertë konkrete për punë, nuk do të jenë në gjendje të jetojnë në Gjermani.
“Ne nuk duam imigrim nga shtetas të pakualifikuar nga vende të treta”, shkruhet në marrëveshje.
Ashtu si në modelin e Kanadasë, imigrantët e ardhshëm do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, të moshës, të aftësive të gjuhës, ofertave për punë dhe sigurisë financiare.
Në thelb bëhet fjalë që Gjermania të bëhet tërheqëse për fuqi punëtore të kualifikuar jashtë Bashkimit Evropian. Për këtë planifikohet për herë të parë të miratohen ligje imigrimi.
Partnerët e koalicionit qeveritar të përbërë nga CDU/CSU dhe SPD formuluan lehtësime në punësim për fuqi punëtore të kualifikuar, që kanë një arsim profesional. Ata do të mund të vijnë më lehtë në Gjermani. Për fuqinë punëtore me shkollë të lartë, pengesat janë zbutur që tani.
Veç kësaj nuk do të ketë kufizime për profesione të caktuara. Si bazë do të shërbejë vetëm një kontratë e nënshkruar pune. Për punonjësit e kualifikuar që nevojiten në teknologjinë e informacionit parakushtet do të jenë edhe më të ulëta.
Në bashkëpunim me ekonominë si dhe me institucionet e shëndetësisë dhe të përkujdesjes do të hartohet një strategji rekrutimi për punonjës të kualifikuar në vende të caktuara. /DW /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës