Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit bën thirrje që grindja për targat të mos e pengojë dialogun e normalizimit. Hebestreit: Asociacioni të hyjë në axhendën e dialogut.
Qeveria gjermane është shprehur të mërkurën, 23.11. e zhgënjyer që takimi Kurti / Vucic të hënën, 21.11., nuk është arriti një marrëveshje për targat:
“Qeverria gjermane është e zhgënyjer që kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, nuk arritën të hënën të bien dakord për një zgjidhje të krizës aktuale”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të mërkurën pasdite në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane, duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje të Deutsche Welles. “Bisedimet me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Borrell, por edhe me Lajçakun, për targat e vjetra serbe në Kosovë përfunduan pa rezultat”, shtoi ai.
“Të arrithet një zgjidhje për krizën”
Hebestreit e përshëndeti faktin që Kurti e shtyu afatin për marrjen e masave ndëshkuese dhe bëri thirrje që kjo kohë të shfrytëzohet për arrijtjen e një zgjidhjeje:
“Është mirë që qeveria në Kosovë ka vendosur që t’i pezullojë për 48 orë masat ekzekutive, pra vendosjen e gjobave, Është me rëndësi që kjo periudhë të shfrytëzohet për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në këtë mosmarrëveshje, çka do të sillte edhe shpërshkallëzim të situatës.”
Hebestreit apeloi te qeveria e Kosovës që të mos vërë gjoba në këtë periudhë:
“Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë asnjë masë ekzekutive që ka të bëjë me shkëmbimin e targave, në mënyrë që të mos pengohet një zgjidhje e qëndrueshme.”
“Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është urgjent”
Zëdhënësi i qeverisë gjermane më tej vuri në dukje domosdoshmërinë e arritjes sa më shpejt të një marrëveshjeje në dialog. “Përshkallëzimi aktual tregon edhe një herë se sa urgjent është progresi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy shteteve.”
Hebestreit shtoi më tej se Gjermania e mbështet dialogun e drejtuar nga Borrell dhe Lajçak.
“Qeveria Federale mbështet përpjekjet e përfaqësuesit të BE-së për punët e jashtme dhe të të dërguarit të posaçëm Lajcak, për të harmonizuar dialogun mes këtyre dy vendeve në këtë çështje.” Dhe shtoi: “Apeli ynë për qeveritë e të dy vendeve është që të angazhohen në mënyrë konstruktive për këtë çështje”. Sipas qeverisë gjermane, në axhendën e dialogut duhet të hyjë edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”. Këtë të fundit qeveria e Kosovës e ka refuzuar deri tani.
E ndodhur nën trysninë e SHBA-së dhe BE-së,qeveria e Kosovës e pat shtyrë të hënën edhe për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe,Vendimi parshihte nisjen e gjobitjes së shoferëve që qarkullojnë me targa ilegale. Përfqësues të qeverisë së Kosovës dhe Serbisë ndoodhen aktualisht në Bruksel për të gjetur një zgjidhje të mundshme për të dalë nga kriza aktuale./dw
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova