LAJMI I FUNDIT:

Gjermani: Trump gaboi në kritikat për kancelaren Merkel

Gjermani: Trump gaboi në kritikat për kancelaren Merkel

Ministri gjerman për çështje evropiane, Michael Roth, i tha dje agjencisë Reuters se kandidati presidencial republikan në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, e kishte gabim kur i kritikoi të arriturat në migrim në Gjermani.

Gjatë një sulmi kundër rivales së tij demokrate, Hillary Clinton, Trump e ka kritikuar kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për gatishmërinë e saj për t’i pranuar mijëra emigrantë, të cilët po përpiqen të largohen nga vendet e përfshira në luftë, siç janë Siria, Iraku dhe Afganistani.

“Hillary Clinton dëshiron që të jetë Angela Merkel e Amerikës dhe e dini se çfarë katastrofe ky imigrim masiv ishte për Gjermaninë”, tha Donald Trump, duke shtuar se “krimi është rritur në nivelet që askush nuk ka menduar se ndonjëherë do ta shohë”, transmeton Rel.


Ministri Roth tha se akuzat e kandidatit republikan, Donald Trump, nuk janë në harmoni me statistikat, që tregojnë se shkalla e krimit në Gjermani, vitin e kaluar, ishte e pandryshueshme nga viti 2014, duke përjashtuar shkelje lidhur me viza dhe imigrim.

“Më vjen keq që kandidati republikan presidencial trumbeton për gjërat pa asnjë bazë faktike”.

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori