LAJMI I FUNDIT:

Gjermani mbresëlënës përsërit garën e vështirë për 106 ditë radhazi, duke thyer rekordin botëror

Gjermani mbresëlënës përsërit garën e vështirë për 106 ditë radhazi, duke thyer rekordin botëror

Jonas Deichmann njihet si një sportist ekstrem gjerman që vrapon, noton dhe bën çiklizëm, mban disa rekorde në disiplinat ekstreme të triatlonit, dhe tani ai zotëron një tjetër.

37-vjeçari përfundoi triatlonin e tij të 106-të të ‘Ironman’ në po kaq ditë dje (e premte) në Roth të Bavarisë.

“Shkëlqyeshëm, vendosa një rekord të ri botëror. Kjo është jeta ime. Nuk pata kohë për asgjë tjetër për tetë, nëntë muaj. Është kaq ‘cool’ sa e arrita”, ka thënë Deichmann pas rekordit.


Ai e nisi misionin më 9 maj dhe duhet ta përfundojë më 5 shtator, pasi qëllimi i tij është të përfundoj 120 ‘Ironmans’ radhazi.

Si për kujtesë, ‘Ironman’ është një disiplinë e triatlonit që përfshin 3.8 kilometra not, 180 kilometra çiklizëm dhe 42 kilometra vrapim.

Deichmann, nëse ia del mbanë, do të notojë 456 kilometra, do të kalojë 21,600 kilometra me biçikletë dhe do të vrapojë 5040 kilometra për 120 ditë.

Nga rruga, ai ka shumë bëma të jashtëzakonshme pas tij, dhe është veçanërisht mbresëlënëse që ai hipi një biçikletë nga Portugalia në Vladivostok, nga Alaska në jug të Argjentinës dhe nga Norvegjia në Cape Town. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori