LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, më 2017 u punësuan 600 mijë persona

Gjermani, më 2017 u punësuan 600 mijë persona

Gjermania po njeh një bum të vendeve të reja të punës. Numri i personave që kanë punuar në ekonominë më të madhe të Evropës, në vitin 2017, nuk ka qenë asnjëherë më i lartë.

Pavarësisht një popullsie të moshuar, 600 mijë njerëz më shumë janë punësuar gjatë 2017, kryesisht falë një rritjeje të emigracionit. Të dhënat janë publikuar nga Zyra Federale e Statistikave, sipas të cilës, kjo përbën rritjen e 12 radhazi të vendeve të punës në Gjermani.

Forca punëtore është rritur në sektorin e shërbimeve, që përmbledh 3/4-at e punëtorëve, por edhe në prodhim dhe ndërtim. Në anën tjetër, ka pasur një rënie të vendeve të punës me 0.3 për qind në sektorin e bujqësisë.


Numri i kontribuuesve në sistemin e sigurimit social është rritur ndërsa numri i punëtorëve me të ardhura të ulëta është ulur. Në nëntor, shkalla e papunësisë në Gjermani po ashtu arriti nivelin më të ulët që nga koha e ribashkimit mes lindjes dhe perëndimit në 1990, me vetëm 5.3 për qind të popullatës aktive pa një vend pune. /Telegrafi/