Gjërat të cilat njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta

Vitet e fundit shkenca e lumturisë ka eksploduar me të vërtetë. Psikologjia pozitive, e cila fokusohet në atë se çfarë i bën individët dhe komunitetit të lumtur, ka qenë fushë mjaft e famshme e studimit.
Hulumtuesit edhe kanë filluar të prodhojnë raportime për lumturinë anë e mbanë globit, transmeton Telegrafi.
Kjo ka kuptim: të gjithë duam të jemi të lumtur. Dhe, e dimë se si sjellje të caktuara, qëndrime të caktuara dhe vendime të ndryshme ndërlidhen me lumturinë. Përderisa shumica e hulumtimit vetëm mund t’i identifikoj korrelacionet, gjërat të cilët njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta, duhet të ceket se edhe përpjekja për t’i bërë shumicën e këtyre gjërave mund të ketë efekt të rëndësishëm në nivelet personale të lumturisë.
Me këto gjëra në mendje, më poshtë i keni nëntë sjelljet të cilat e promovojnë lumturinë, e të cilat mbështeten edhe nga shkenca:
* Ata kanë lidhje të forta me njerëzit të cilëve iu besojnë * Ata ngadalësojnë për të pasqyruar në gjërat e mira të jetës. * Kanë mjaftueshëm të ardhura për ta mbështetur veten dhe familjen. * Më shumë e vlerësojnë kohën sesa paratë. * Ata shpenzojnë kohë me miqtë e ngushtë. * Ata kryejnë akte të bamirësisë dhe zemërgjerësisë. * Bëjnë ushtrime fizike rregullisht. * I shpenzojnë paratë në aventura apo përvoja të ndryshme, në vend të gjërave matieraliste * Ata e jetojnë momentin, jo të ardhmen! /Telegrafi/

















































