Tor Constantino, ish-gazetar, shkrimtar italian dhe baba i tre fëmijëve, ka vendosur të tregojë se cilat janë pesë gjërat më të bukura që përjeton një mashkull kur bëhet baba.
Sajti “Good man project” mbledh historitë dhe momentet më pikante të jetës së meshkujve. Bëhet fjalë për një lloj komuniteti ku meshkujt mund të bëhen pjesë e tij, duke qenë aktivë në biseda të tilla, se si po ndryshojnë rolet e tyre në jetën moderne dhe si i shohin ata këto ndryshime.
Ja atëherë se si Tor Constantino, ish-gazetar, shkrimtar dhe baba i tre fëmijëve, ka vendosur të tregojë se cilat janë gjërat më të bukura që përjeton një mashkull kur bëhet baba …
Do të jenë gjithmonë fëmijët tanë …
“Kam dashur gjithmonë që të kem fëmijë dhe të bëhem baba. Gruaja ime dhe unë jemi bekuar me tre fëmijë, që aktualisht janë nën 13 vjeç dhe teknikisht janë ende fëmijë. Megjithatë, pas pak vitesh dy më të mëdhenjtë do të shkojnë në lice, me gjithë problemet e adoleshentëve. Por edhe kur të bëhen të rritur dhe të kenë familjet e tyre, për ne do të mbeten gjithmonë fëmijët tanë …”
E di kush janë
“Njoh shumë baballarë që kanë nevojë të kalojnë kohë vetëm ose të dalin mbrëmjeve me miqtë për të ‘ekuilibruar’ përgjegjësitë që kërkon një familje. Megjithatë, burrëria jonë varet edhe nga fëmijët tanë: ata më ndihmojnë të kuptoj se kush jam, sepse identiteti im është aq shumë i ndërthurur me të tyrin, saqë është e vështirë ta përcaktojë se kush jam pa ta”.
Bëhem sërish i ri
“Pyetja që më pëlqen të dëgjoj më shpesh nga fëmijët e mi është: ‘Babi mund të luash me mua?’ … Kur më drejtohet kjo pyetje, mundohem të gjej një mënyrë që ta braktis atë që po bëj dhe të luaj me ta si të isha në moshën e tyre. Me thënë të vërtetën, në zemrën time ndihem ende si një fëmijë, edhe pse mosha, dhembjet e vogla dhe ndonjë avari fizike, më thonë të kundërtën. Gjithsesi, duke luajtur me fëmijët e mi them se po më zgjatet rinia, qoftë edhe për një moment të vetëm. Plus që kjo mënyrë është më tonifikuese për trupin sesa një sesion joga …”
Dua të jem një mashkull më i mirë
“Mund të them me plot bindje se tashmë jam një mashkull më i mirë sesa isha ‘dje’, përpara se të bëhesha baba. U deshën vite (dhe ende po punoj) që pjesa më e madhe e anëve negative që kisha të sfumoheshin dhe të zhdukeshin: më parë isha më egoist, arrogant, vulgar, i keq, i pandjeshëm, ofendues, manipulues dhe hakmarrës. Por sot, mund të them ndershmërisht se jam një mashkull më i mirë falë familjes sime”.
Jam më i përqendruar te principet dhe te vlerat
“Ju pëlqen ose jo, prindërit duhet të injektojnë vlera, moral dhe principe te fëmijët, jo vetëm për të mirën e tyre, por edhe të shoqërisë në përgjithësi. Sapo fëmijët të bëhen mjaftueshëm të rritur për të ndjekur këtë rrugë, duhet të jini të sigurt se ata do të mbajnë të njëjtin standard që ju do t’ia mësoni. Unë nuk jam perfekt, por fëmijët e mi më kujtojnë se kam nevojë që të jem më i miri për ta”.
Çdo moment kalon shumë shpejt
“Kujtimet janë diçka esenciale, por nuk do të jenë kurrë të ngjashme me të tashmen: jetesa e përditshme me fëmijët e mi ma kujton gjithnjë këtë fakt. Tashmë që janë ende fëmijë, kam dëshirë që t’i përqafoj fort, që të qesh pak më shumë, të këndoj një tjetër këngë dhe të lexoj një tjetër libër përpara se të shkoj në shtrat, sepse secili nga këto momente të çmuara do të bëhet një kujtim. Dhe në fakt, duke menduar për pasazhin e tyre drejt pavarësisë, zemra nga një anë më mbushet me lehtësi, por, nga ana tjetër, provoj një ndjenjë humbjeje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?