Të gjithë po flasin për formën e mirë të Brighton këtë sezon, ekipi nga Liga Premier tashmë renditet në vendin e shtatë në tabelë mbi ekipe si Liverpool e Chelsea.

Ekipi i Roberto De Zerbi po luan një futboll shumë të bukur për sy, por në ndeshjen e fundit syrit të tifozëve nuk i iku edhe një moment.


Në minutën e 36-të në ndeshjen kundër Chelseat një nga lojtarët e Brightonit u lëndua dhe iu nevojit asistimi i mjekëve të ekipit.

Por, ajo që i ra sy tifozëve ishte fiziku i dy mjekëve, gjë që shikohet shpesh në botën e futbollit tek stafi mjekësor që përkujdesën për lojtarët.

@optussport

Brighton’s trainers prove the Seagulls truly have no weaknesses 💪 #OptusSport

Dhe normalisht që tifozët ishin të befasuar dhe reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale për ekipin nga Liga Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app