Kaon Krasniqi është një 13-vjeçar nga Kosova që ka tërhequr vëmendje të gjerë me aftësitë e tij të jashtëzakonshme në teknologji dhe programim.
Në moshë shumë të re, ai ka arritur të zhvillojë aplikacione dhe të krijojë projekte me përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke treguar një talent të madh në fushën e programimit, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se Kaoni ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ekspertëve të teknologjisë, për shkak të kreativitetit dhe përkushtimit që ka treguar në zhvillimin e projekteve të tij.
Ai është një shembull i jashtëzakonshëm i mundësive që ofron teknologjia dhe siç duket, ka një të ardhme të ndritur përpara në industri.
Së fundmi, ai ka realizuar një intervistë në RTV Dukagjini ku ka treguar më shumë rreth tij dhe aftësive që ka. /Telegrafi/