LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali Wesley Clark për tërheqjen e mundshme të SHBA-së nga NATO: Asgjë nuk do ta bënte Rusinë më të lumtur

Gjenerali Wesley Clark për tërheqjen e mundshme të SHBA-së nga NATO: Asgjë nuk do ta bënte Rusinë më të lumtur

Ish Komandanti Suprem i NATO-s, Wesley Clark, vlerësoi një raport që administrata e presidentit Donald Trump po konsideron ndryshimin drastik të strukturës së saj të komandës ushtarake, duke argumentuar se vendimi i mundshëm do të pengonte bashkëpunimin ushtarak midis SHBA-së dhe Evropës dhe do të “kënaqte” Rusinë.

“Asgjë nuk do ta bënte Rusinë më të lumtur”, tha Clark.

Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951
Lexo po ashtu Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

Bëhet e ditur se kjo deklaratë vjen pasi Pentagoni po shqyrton një plan që do të rezultonte që SHBA të heqë dorë nga pozicioni i saj si komandant suprem aleat i NATO-s në Evropë, shkruan the Hill, përcjell Telegrafi.


“Komandat luftarake të SHBA-së janë maja e shtizës luftarake amerikane. Prandaj, ne jemi shumë të shqetësuar për raportet që pretendojnë se Departamenti i Mbrojtjes po shqyrton ndryshime të njëanshme në çështjet kryesore strategjike, duke përfshirë reduktime të konsiderueshme të forcave amerikane të stacionuara jashtë vendit, mungesë të koordinimit me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin”, tha politikani Mike Rogers.

Një ditë më vonë, ish-udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell  argumentoi nëse administrata do të vepronte sipas propozimit, kjo do të dobësonte në mënyrë drastike aleancën ushtarake të NATO-s, në të cilën SHBA ka mbajtur pozicionin e saj drejtues për gati 75 vjet.

“Dobësimi i udhëheqjes amerikane nuk do të forcojë interesat e NATO-s apo të SHBA-së. Nëse jemi seriozë për të inkurajuar aleatë më të aftë evropianë, tërheqja nga pozicioni ynë si udhëheqës i aleancës transatlantike do të ishte një mënyrë e çuditshme për ta treguar atë”, tha McConnell në një deklaratë.

A mund të mbijetojë NATO pa SHBA-në?
Lexo po ashtu A mund të mbijetojë NATO pa SHBA-në?

Ndryshe, Trump ka kritikuar më parë lojtarët kryesorë ushtarakë të Evropës për mos shpenzimin e parave të mjaftueshme për mbrojtjen dhe mosdhënien e një shume të përshtatshme në NATO, një pakt i krijuar në vitin 1949.

Presidenti bëri thirrje për tërheqjen e SHBA-së nga aleanca gjatë mandatit të tij të parë në detyrë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky: Putini do të vdesë së shpejti

Zelensky: Putini do të vdesë së shpejti

Evropa
Koreja e Jugut thotë se Kim Jong Un ka dërguar 3000 trupa të tjera në Rusi

Koreja e Jugut thotë se Kim Jong Un ka dërguar 3000 trupa të tjera në Rusi

Evropa
Kurti nuk është i vetmi – këto janë historitë e disa emrave të njohur botërorë që ‘ranë në kurthin’ e dy komedianëve rusë

Kurti nuk është i vetmi – këto janë historitë e disa emrave të njohur botërorë që ‘ranë në kurthin’ e dy komedianëve rusë

Botë
BE u kërkon qytetarëve të përgatiten për luftë me 'kompletet e mbijetesës për 72 orë' mes frikës së Luftës së Tretë Botërore

BE u kërkon qytetarëve të përgatiten për luftë me 'kompletet e mbijetesës për 72 orë' mes frikës së Luftës së Tretë Botërore

Evropa

"Gatishmëria 2030": Si po planifikon Evropa të riarmatoset dhe a mund ta përballojë atë?

Evropa
Udhëheqësi i NATO-s paralajmëron Rusinë të presë një reagim 'shkatërrues' nëse ndonjëherë sulmon Poloninë

Udhëheqësi i NATO-s paralajmëron Rusinë të presë një reagim 'shkatërrues' nëse ndonjëherë sulmon Poloninë

Botë
Kalo në kategori