LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali i pensionuar tajvanez: Ngadalë po mësojmë nga ukrainasit, çelësi i mbrojtjes nuk është në aeroplanë – por në dronë

Gjenerali i pensionuar tajvanez: Ngadalë po mësojmë nga ukrainasit, çelësi i mbrojtjes nuk është në aeroplanë – por në dronë

Zyrtari i lartë ushtarak në pension i Tajvanit, tha se vendi i tij ishte i ngadalshëm për të mësuar mësimet e pushtimit rus të Ukrainës, dhe duhet të përshpejtojë kalimin e tij larg nga projektet e aeroplanëve luftarakë dhe anijeve në shkallë të gjerë, dhe drejt armëve më të shkathëta si dronët dhe sistemet e lëvizshme të mbrojtjes ajrore.

Siç raporton Politico, ai beson se në atë rast, Tajvani mund të shkaktojë probleme të mëdha për Kinën, transmeton Telegrafi.

Lee Hsi-ming, i cili ishte shefi i shtabit të forcave të armatosura të Tajvanit deri në vitin 2019, tha se ushtria kishte “përmirësuar” qasjen e saj strategjike gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë investimin në dronë, por shumë para ende po shpenzoheshin për projekte e armatimet konvencionale, me theks në kërkimet lokale të shtrenjta dhe të pasigurta mbi anijet luftarake.


Që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, Tajvani ka punuar në armë mbrojtëse mobile me rreze të shkurtër. Problemet me të cilat përballej ushtria e madhe ruse në luftën kundër një kundërshtari të shkathët në Ukrainë, u ofruan tajvanezëve hapësirë për të menduar.

Lee tha se armët më të shkathëta dhe asimetrike do të ishin çelësi për Tajvanin, që pret mbështetje të mundshme nga SHBA.

Aftësitë asimetrike fokusohen në “armët që janë të lira”, tha Lee.

“Çelësi është të kemi një numër të madh të tyre. Vetëm disa nuk do të funksionojnë. Ukraina e ka vërtetuar këtë”, shtoi ai

“Tajvani ka nevojë për një sasi të vogël dronësh të avancuar, të plotësuar nga një sasi e madhe dronësh të lirë dhe të vegjël sulmues. Nëse keni mjaft prej tyre, do të ishte një dhimbje koke e madhe për Kinën”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori