Në faqen e aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në rrjetet sociale gjithçka është si më parë: si oficerët e lartë të aleatëve të tjerë, ashtu edhe ky gjeneral gjerman në pozita të larta në NATO. Por, në fakt, që nga dhjetori i vitit të kaluar ai nuk është në Bruksel dhe është e sigurt që nuk do të kthehet më atje.
Sipas hetimeve të gazetarëve të WDR dhe gazetës Süddeutsche Zeitung, ky oficer i lartë gjerman është “larguar nga detyra” në selinë e NATO-s për shkak të “dyshimeve të arsyeshme” se ka shkelur rregullat e sekreteve në këtë trup ushtarak. Pasi ka ikur, i është ndaluar çdo qasje në dokumentet e NATO-s, raporton deutschewelle.
Mediat gjermane nuk përmendin emrin e gjeneralit që akuzohet për pakujdesi, por është tërhequr emri i gjeneral-majorit Ingo Gerhartz kur rusët “pushtuan” një konferencë interneti me katër oficerë të lartë të aviacionit ushtarak gjerman vitin e kaluar.
Gazetarët zbulojnë se shërbimi i sigurisë në selinë e NATO-s ka konstatuar se gjenerali gjerman i ka marrë me lehtësi dokumentet konfidenciale dhe sekrete që ka pasur qasje. Duket se shumë dokumente të cilat ishin të etiketuar si “konfidenciale sekrete” kanë qëndruar të shpërndara në zyrën e gjeneralit.
Edhe pse NATO dhe Ministria Gjermane e Mbrojtjes po thonë se gjeneralit “i është urdhëruar” kthimi në Gjermani, Zyra Gjermane për Kundërspiunazh Ushtarak (BAMAD) ka pranuar se po merret me këtë çështje, por se “nuk ka asnjë tregues” që këto dokumente sekrete të duhej të kalonin tek një fuqi e huaj.
Me fjalë të tjera, duket se Berlini dhe Brukseli duan që ky lajmërim i pakujdesshëm nga ana e oficerit gjerman të kalojë sa më shpejt: nga ministria është bërë e ditur se gjenerali është thirrur për t’u kthyer në atdhe dhe se do të dalë në pension të parakohshëm deri në fund të këtij muaji. Kjo do të thotë gjithashtu që nuk mund të ketë një procedurë disiplinore ushtarake kundër këtij gjenerali, emri i të cilit nuk është përmendur në mediat gjermane.
Ishte një situatë tjetër në shkurt të vitit 2024, kur Rusia publikoi një video të një konference interneti të katër oficerëve të lartë të aviacionit ushtarak gjerman për raketat Taurus për Ukrainën. Në atë konferencë mori pjesë edhe komandanti i Luftwaffe, Ingo Gerhartz, dhe siç është konfirmuar, një nga pjesëmarrësit e konferencës u lidh nëpërmjet një rrjeti të pasigurt në një hotel në Singapor.
Në atë kohë, prokuroria e shtetit nisi edhe procedimet kundër oficerëve gjermanë, të cilat megjithatë u pezulluan për shkak se nuk u konstatua “qëllim për të zbuluar sekrete” midis pjesëmarrësve të konferencës. Megjithatë, dy pjesëmarrës të konferencës u gjobitën “në shumën katërshifrore” nga komanda ushtarake për mospërputhje me rregulloret e sigurisë së komunikimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjenerali gjerman përjashtohet nga NATO

Sekretet e CIA-s dhe vrasja e John F. Kennedyt - çfarë zbulojnë dokumentet e reja?

EBA do të investojnë 1.3 trilion dollarë në SHBA

Dokumentet për John Kennedyn, CIA zbulohet se dëshironte ta rekrutonte njeriun e Titos

Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Trump tregon se për çka po negociojnë momentalisht Ukraina dhe Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Gjenerali gjerman përjashtohet nga NATO

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Vajza e Donald Trump Jr. është një sensacion i vërtetë: Modeste, e bukur, merret me një sport të pazakontë

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia