Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë krijuar vërshime të shumta edhe në komunën e Drenasit, ndërsa dëmet janë shumë të mëdha.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjendja nga vërshimet në komunën e Drenasit është shqetësuese.
Lladrovci tha se është formuar Qendrën Operative Emergjente, përmes së cilës janë duke u koordinuar dhe po arrijnë të menaxhojnë situatën pas vërshimeve.
“Gjendja e vërshimeve në Komunën e Drenasit, sigurisht na ka shqetësuar. Menjëherë kam marrë masa duke formuar Qendrën Operative Emergjente, përmes së cilës ne po koordinohemi dhe po arrijmë të menaxhojmë situatën pas vërshimeve. Kemi mbajtur mbledhje të ekzekutivit dhe Qendrës Operative Emergjente, ku kemi diskutuar për situatën aktuale dhe si të tejkalojmë këtë gjendje më lehtë”, ka thënë ai.
Sipas tij, dëmet e shkaktuara nga vërshimet janë të mëdha, ndërsa tha se për këtë situatë ka marr mbështetje edhe nga kryeministri në detyrë, Adullah Hoti.
“Kam njoftuar kryeministrin, Avdullah Hoti, prej të cilit kam marrë mbështetje që këtë gjendje të tejkalojmë me lehtë. Ekipet emergjente, Shërbimi i zjarrfikësve, Stacioni Policor, QKMF, kompanitë private dhe publike, dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, po bëjnë gjithçka që është brenda kapaciteteve të tyre për të minimizuar dëmet dhe për t’i dalë në ndihmë qytetarëve në këtë situatë të rënduar”, tha tutje Lladrovci.
Kryetari i Drenasit, theksoi se dëmet kryesisht janë shkaktuar në ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturë.
“Në zonën e Drenasit, përkatësisht Shtrubullovë, Poklek dhe Cikatovë e Re, uji ka dalë nga shtrati i lumit ‘Drenica dhe Verbica’, ku janë shkaktuar vërshime të mëdha në këto vendbanime. Vlen të theksojmë se gjatë realizimit të projektit të një segmenti të lumit Verbica, projekt disa vjeçar i Ministrisë së Ambientit, nuk është zhvilluar një pjesë e këtij segmenti të lumit Verbica.
…Janë zhvilluar punime në një pjesë tjetër, ku edhe ka pas devijim, përkatësisht janë zhvendosur për 350 metra me tutje duke e lënë projektin pa e zhvilluar në mes të lumit dhe pikërisht nga aty ka uji nga shtrati dhe i ka përmbytur thuajse të gjitha shtëpitë e lagjeve të Shtrubulloves, Çikatoves së re dhe po ashtu Qendrën Tregtare në Drenas dhe lagjet e tjera poshtë hekurudhës e deri në Poklek të ri.
Traseja ku i kanë zhvilluar punimet ka qenë e mbyllur e cila në këtë rast ka luajtur rolin e pendës. Në projektet të cilat i zhvillojnë ministritë, në këtë rast Ministria e Ambientit, komuna nuk ka të drejtë të ndërhyjë”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket dëmtimit të urës në Dobroshec, Lladrovci tha se nga Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmimin se kërkesa e tyre për ndërtimin e një ure të përkohshme është pranuar dhe adresuar në Shtabin e Përgjithshëm.
“Së shpejti do të bëhet vlerësimi i vendit dhe situatës për montimin e saj”, sqaroi ai.
Tutje kryetari i Komunës së Drenasit u shpreh se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, këto ditë ka pasur edhe telashe me furnizim me ujë të pijes dhe kjo për shkak se sipas KRU ‘Prishtina ka rritje të turbullirës, nivel që e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije sipas standardeve.
Ai po ashtu tregoi se për shkak të vërshimeve, 15 familje janë evakuuar dhe janë strehuar në hotelet e qytetit, deri sa të tejkalohet kjo gjendje dhe të bëhet një zgjidhje.
“Ndërsa, kam formuar edhe komisione vlerësuese të cilat gjatë këtyre ditëve do t’i përgjigjen të gjitha kërkesave për vlerësim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Ftojmë qytetarët për bashkëpunim dhe duke shpresuar që kjo gjendje të kaloj, i falënderoj për mirëkuptim dhe ne do i qëndrojmë pranë në këtë situatë të vështirë”, tha ndër të tjera Lladrovci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025