Policia e Kosovës ka njoftuar se në një depo në Vushtrri është gjetur i shtrirë një person pa shenja jete.

Njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.


Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe  sekuestruar një revole  me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/