Gjendet i vdekur një person në Llapushnik të Drenasit

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e diel në Llapushnik të Drenasit.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, transmeton Telegrafi.
"Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku", thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/06/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































