Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Një person ka njoftuar se kishte gjetur në banesë pa shenja jete një person.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 15:00 në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur në banesë pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar ne IML për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/10/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































