Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dresnik të Klinës, të premten në ora 15:30.


“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/