LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Gjendet pa shenja jete një person në Istog
Foto: Arkiv

Është gjetur pa shenja jete një person në qytetin e Istogut. Kështu bën të ditur Policia e Kosovës.

Rastin e ka lajmëruar bashkëshorti i viktimës. Sipas tij ai kur ishte kthyer në shtëpi e kishte gjetur të vdekur gruan e tij. Pas kësaj në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia dhe nga mjeku ku edhe është konstatuar vdekja e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kur ishte kthyer në shtëpi, e kishte gjetur pa shenja jete bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori