Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, ai jetonte vetëm.


“Gjilan / NN. Më 16.04.2025 është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas fqinjëve viktima kishte jetuar i vetëm”, thuhet në raport.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/