Gjendet pa shenja jete në Skenderaj shtetasja nga Maqedonia e Veriut

Një femër është gjetur pa shenja jete në Skenderaj. Sipas raportit të policisë, viktima është shtetase e Maqedonisë së Veriut.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:38.
“Raportohet se viktima femër shtetase e Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































