LAJMI I FUNDIT:

Gjendet në kampin sirian, djali shqiptar i humbur prej 5 vitesh

Gjendet në kampin sirian, djali shqiptar i humbur prej 5 vitesh

​Gazetarët italianë të emisionit investigativ “Le iene” kanë bërë të mundur gjetjen e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha në një kamp të burgosurish në verilindje të Sirisë i kontrolluar nga forcat kurde.

Vogëlushi shqiptar kërkohej nga babai i tij, Afrim Berisha që prej natës së 12 dhjetorit 2014 kur bashkëshortja e tij Valbona Berisha largohet nga Italia për t’ju bashkuar luftës së shtetit islamik.

Çifti shqiptar, prindër të 3 fëmijëve, Alvin 6 vjeç e të dy vajzave më të rritura, jetonin në Itali prej vitit 1995. Hetimet e autoriteteve policore duke ndjekur lokalizimin e telefonit celular të Valbona Berishës duke zbardhur rrugëtimin e saj deri në Siri. Nga aeroporti i Bergamos ajo ka udhëtuar drejt Stambollit e më pas ka mbërritur në Siri.


Prej gati 5 vitesh Afrim Berisha është vënë në kërkim të djalit të tij, prej të cilit ka mundur të marr vetëm një letër ku i shkruante se e kishte marrë malli shumë e donte të kthehej në shtëpi.

Gazetarët italianë kanë mundësuar pak ditë më parë udhëtimin e babait shqiptar në kampin Al-Hol të Sirisë, vendi ku mbahen të burgosur rreth 70 mijë persona, 90% e të cilëve janë gra e fëmijë.

Autoritetet kurde kanë informuar se Valbona Berisha ka mbetur viktimë gjatë bombardimeve të fundit në Siri ku ishte martuar me një xhihadist me të cilin kishte 3 fëmijë të tjerë. Ndërsa Alvin sot 11 vjeç është gjallë e i vetëm në kamp. Ai jeton së bashku me fëmijët e tjerë jetimë.

“Le iene” kanë bërë të mundur që pas 5 vitesh Alvin të përqafojë babain e tij. Ka harruar gjuhën italiane e komunikon në shqip. Kërkon të shkojë në shkollë e të takoj gjyshin. Fizikisht nuk është mirë. Gjatë bombardimeve ku mbeti viktimë nëna e tij është plagosur në njërën këmbë që i vështirëson ecjen.

Gazetarët italianë vihen në kontakt me ambasadorin shqiptar në Turqi të cilit i kërkojnë ndihmë për ta nxjerrë vogëlushin Alvin nga kampi Al Hol.

Por me gjithë premtimet asnjë aksion konkret nga autoritetet shqiptare. Forcat kurde qe ruajnë kampin nuk lejojnë largimin e vogëlushit shqiptar pa praninë e një funksionari shqiptar, përcjell Ora News.

Babai Afrim detyrohet të ndahet nga djali i tij. Alvin rikthehet në kamp. Gazetari italian i bën thirrje qeverisë shqiptare e ambasadës shqiptare në Turqi të ndihmojë shtetasin e tyre Afrim Berisha të nxjerr nga ky kamp të burgosurish djalin e tij 6 vjeçar Alvin.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori