LAJMI I FUNDIT:

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Ambasada e Shqipërisë në Francë ka njoftuar se është gjetur Merina Syla, vajza 15-vjeçare nga Kosova që ishte zhdukur në Strasburg.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Facebook nga Ambasada, e cila konfirmoi se pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet franceze dhe familjen e vajzës, Merina është rikthyer pranë familjarëve të saj dhe gëzon shëndet të mirë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Ambasada u mobilizua menjëherë pas marrjes së informacionit nga të afërmit e Merinës, e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej 14 marsit.


“Pas veprimeve të koordinuara me autoritetet franceze dhe verifikimeve në terren, u sigurua kthimi i saj i sigurt në shtëpi”.

Ambasada e Shqipërisë në Francë falënderon autoritetet franceze për bashkëpunimin dhe siguroi publikun se Merina është në gjendje të mirë shëndetësore./Telegrafi/