Gjenden narkotikë në banesën e një femre në Prishtinë

Të hënën, në rrugën “Fazli Balaj”, në Prishtinë gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarës është gjetur dhe është konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 7.1 gramë, një peshore elektronike etj.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
"Si të dyshuar janë intervistuar edhe dy të dyshuar, të cilët ishin duke konsumuar substanca narkotike. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt", thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































