Në dy raste të ndara janë raportuar se gjatë patrullimit në Burgun e Dubravës janë gjetur disa gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndoddhur në muajin shkurt, në datat 12 dhe 23 .02.2026, ndërkaq siç thuhet në raport në të dy rastet është njoftuar prokurori.


“Qendra Korrektuese Dubravë 12.02.2026-14:30. Raportohet se gjatë patrullimit mes pavionit 3 dhe 4, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 4 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Qendra Korrektuese Dubravë 23.02.2026-13:25. Raportohet se gjatë patrullimit në shëtitoren e pavionit 3, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 3 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/