LAJMI I FUNDIT:

Gjatë këtij viti janë asgjësuar më së shumë produkte me prejardhje bimore

Gjatë këtij viti janë asgjësuar më së shumë produkte me prejardhje bimore

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), deri tani ka asgjësuar shumë produkte ushqimore.

Zyrtari për Informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi ka bërë me dije për RTKlive se asgjësimet e produkteve ushqimore për vitin 2016 deri në muajin nëntor, sipas sektorëve të Inspektorateve të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë janë të ndryshme.

“Deri tani është bërë asgjësimi i produkteve me prejardhje bimore prej 393,614.00 kg, pije të ndryshme 82,323.00 litra, asgjësimi i fidanëve të mjedrës dhe bimëve dekorative 53,470 copë, asgjësimi i produkteve të ndryshme ushqimore 364.489.6 kg, produkte që për njësi matëse kanë litrin 17432.68 litra”, ka thënë ai.


Thaçi, ka thënë se asgjësimi i mishit dhe produkteve të mishit si dhe qumësht dhe nënprodukte qumështi kapin shifrën prej 78,717.00 kg/litra, peshk janë asgjësuar 2,310.00 kg, kurse vezë pule janë asgjësuar 110,020.00 copa. /Telegrafi/