LAJMI I FUNDIT:

Gjatë fundjavës janë larguar 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Shkup

Gjatë fundjavës janë larguar 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Shkup

Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup realizuan aktivitete për largimin e dhjetëra deponive të egra të vendosura në komunat Çair, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Karposh të Shkupit, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

“Në komunën Çair është intervenuar në rrugën Samoillova, ku në afërsi të Muzeut të Artit Bashkëkohor janë ngritur përafërsisht 15 metra kub mbetje ndërtimore të hedhura në sipërfaqe të trafikut.

Në komunën Qendër janë pastruar gjithsej 10 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në disa lokacione përgjatë rrugës Orce Nikollov.


Në rrugën Fevruarski pohod në komunën Aerodrom të Shkupit janë ngritur 10 metra kub mbetje organike të hedhura në mënyrë të paligjshme, ndërsa në bulevardin Aradhat Partizane te Porta Vllae dhe në rrugën Moskovska – në komunën Karposh, u larguan 20 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në sipërfaqe publike.

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup pastruan deponi të egër të gjerë të vendosur në rrugën Dimo Haxhi Dimov në komunën Kisella Vodë të Shkupit, ku janë ngritur dhe trasnportuar 15 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në mënyrë të paligjshme dhe mbetje nga paketimet prej kartoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori