Gjatë fluturimit me aeroplan, i eksploduan dëgjueset në vesh (Foto,+16)

Udhëtares se paemëruar që po fluturonte me aeroplan nga Pekini i Kinës për në Melbourne të Australisë, i kanë eksploduar dëgjueset në vesh.
Derisa ishte në gjumë, ajo u zgjua papritmas nga krisma e madhe, që u përcoll edhe më flakë, transmeton Telegrafi.

Pasi i ka hequr nga veshi, pajisjet iu janë kapur për qafe, por ia ka dalë t’i largojë dhe t’i hedhë në dysheme.
Nuk dihet çfarë e shkaktoi eksplodimin e tyre, por besohet të ketë qenë shkaku i baterisë që ishte duke u shpenzuar.

Zyrtarë të kompanisë së fluturimeve, e kanë konfirmuar rastin dhe kanë publikuar fotografitë e gruas që i ndodhi kjo ngjarje e pazakontë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































