LAJMI I FUNDIT:

Gjatë 24 orëve janë ngritur 93 aktakuza, kundër 111 personave për vepra të ndryshme penale

Gjatë 24 orëve janë ngritur 93 aktakuza, kundër 111 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 93 aktakuza, kundër 111 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas një njoftimi për media, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 18 personave.

“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetetre (93) aktakuza, kundër njëqindenjëmbëdhjetë (111) personave. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetëmbëdhjetë (18) personave”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /Telegrafi/