LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vjet nga aksioni policor në rastin “Monstra”

Gjashtë vjet nga aksioni policor në rastin “Monstra”

Gjashtë vite nga aksioni policor për rastin “Monstra”. Dyshimet për veprimet e policisë mbeten akoma të pa zbardhura ashtu si edhe vetë rasti i cili akoma nuk ka epilog gjyqësorë. Aksioni policor i 1 majit të vitit 2012 dëshmoi veprimet e policisë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut. Si fillim të dyshuarit u arrestuan në mënyrën më brutale të mundshme, ndërsa përveç arrestimit të femrave jashtë dispozitave ligjore, policia terrorizoi familjet dhe fëmijët.

Si të dyshuar për procedurën gjyqësore, por autorët e vërtetë sipas policisë, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës u arrestuan: Agim Ismailoviq, Sami Luta, Haki Aziri, Fejzi Aziri dhe Rami Sejdii. Gjatë aksionit policor por edhe sot e kësaj dite në arrati u ndodhën Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri.

Më 30 qershor 2014 Gjykata Themelore Shkupi 1 solli vendimin: Gjashtë shqiptarë dënohen me burg të përjetshëm, nën akuzën se kanë kryer vepër penale, “terrorizëm”. Përveç Rami Sejdiit që u lirua nga akuza, me burgim të përjetshëm u dënuan: Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç, u dënuan në mungesë.


Të dënuarit ankimuan vendimin e Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit, por kjo e fundit konfirmoi dënimin me burg të përjetshëm për 6 persona. Pas adresimit të lëndës në Gjykatën Supreme dhe pas kërkesës së ish ushtrueses së detyrës, Kryeprokurore, Liljana Spasova, Supremja mori shqyrtimin e vendimit gjyqësorë nga shkalla e parë.

“Pa dallim nëse faktet e reja do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë ose jo në këtë vepër penale, mua kornizat ligjore më detyrojnë të kërkojë nga gjykata Supreme të sigurojë faktet, e posaçërisht gjykatën Supreme si gjykata më e lartë e kushtëzon në vendime gjyqësore ligjore dhe të bazuara në fakte”, pati deklaruar Liljana Spasovska, Prokurore.

Familjarët mirëpritën kërkesën e Prokurores Spasovska.

Më, 24 nëntor, Gjykata e Lartë vendos për kthimin e rastit “Monstra” në rigjykim. Procesi tani ka filluar nën përfaqësimin e akuzës nga Prokuroria Speciale, por në mungesë të Afrim Ismailoviq dhe Alil Demirit. Specialja, teorinë e rastit “Monstra” do ta shtroj si akuzë duke u bazuar në telefonatat e përgjuara. Seanca për fjalë hyrëse do të vazhdojë më 15 maj./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori