Gjashtë persona, përfshirë dy oficerë policie, janë qëlluar për vdekje pas një prite të dyshuar në një pronë të largët australiane.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia tha se ata kishin qenë në kërkim të një personi të zhdukur në Wieambilla – 270 km (168 milje) në perëndim të Brisbane, Queensland – kur u qëllua mbi ta.
Pas një rrethimi të gjatë, tre të dyshuar u qëlluan për vdekje nga policia.
Një fqinj, 58-vjeçari Alan Dare, u vra gjithashtu nga të dyshuarit pasi shkoi në pronë për të parë se çfarë po ndodhte.
Motivi për ngjarjen mbetet i paqartë, thanë autoritetet.
Kryeministri Anthony Albanese e quajti atë një “ditë zemërthyese” për Australinë.
Details emerge of the sinister plot to lure police officers to a remote Wieambilla property and gun them down | @katebanville #Wieambilla pic.twitter.com/yBepNbzbYT
— Sandra Sully AM 📺🎧📲🏑🌺 (@Sandra_Sully) December 13, 2022
Katër oficerë policie – të cilët janë të armatosur në Australi – fillimisht shkuan në pronë të hënën pasdite me orën lokale, pas një kërkese nga policia e Uellsit të Ri Jugor.
Policët Matthew Arnold, 26 vjeç dhe Rachel McCrow, 29 vjeç, u qëlluan për vdekje teksa i afroheshin pronës. Një tjetër oficer pësoi një “çarje nga plumbi” dhe i katërti u arratis pa lëndime fizike, tha policia.
Komisionerja e Policisë së Queensland, Katarina Carroll e përshkroi sulmin si një “tragjedi të paimagjinueshme” dhe humbjen më të madhe të jetës së forcës në një incident të vetëm në shumë vite.
“Ata oficerë nuk patën asnjë shans. Fakti që dy dolën të gjallë është një mrekulli”, ka thënë ajo pasi vizitoi vendin e ngjarjes të martën.
Oficeri i lënduar – një fillestar i betuar vetëm disa javë më parë – arriti të gjejë një strehim dhe të thërrasë për ndihmë.
Carroll tha se nuk mund të komentonte mbi një motiv të mundshëm ose të thoshte nëse policia ishte “joshur” për të shkuar në pronë, duke përmendur hetimin në vazhdim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë