LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Dragash, Prizren e Gjakovë.

Fushë Kosovë 24.09.2021 – 12:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar me vite të tëra ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Viktima tani është ndarë nga i dyshuari dhe është duke u trajtuar në seanca psikiatrike. Rasti është duke u hetuar.


Prishtinë 24.09.2021 – 14:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht  me mjet të fortë druri vëllain e tij mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash 23.08.2021 – 14:00. Viktima femër kosovar ka raportuar se është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prizren 24.09.2021 – 13:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor.

Gjakovë 23.09.2021 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 24.09.2021 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori