Me vrasjen e Yahya Sinwarit është sjellë një lloj drejtësie për izraelitët, por gjithashtu ka ngritur shumë pyetje rreth së ardhmes së luftës dhe Hamasit si organizatë.
Këtu janë disa prej pyetjeve që kërkojnë përgjigje.
1. Sinwar do të zëvendësohet, por nga kush?
Shumica e udhëheqjes së lartë të Hamasit në Gaza tashmë janë eliminuar. Pasuesi i qartë do të ishte ndoshta vëllai i tij, Mohammed Sinwar, nëse është ende gjallë.
Por, ai nuk ka autoritetin sikur vëllai i tij, kështu që a mundet ai, apo një udhëheqës tjetër, ta mbajë të bashkuar grupin?
2. Çfarë do të thotë kjo për pengjet e mbetura?
Sinwar ishte personi kyç për Hamasin në Gaza – derisa të emërohet pasuesi i tij, nuk është e qartë se me kë duhet të negociojnë ndërmjetësit.
3. A la Sinwar udhëzime për trajtimin e pengjeve në rast të vdekjes së tij?
A do të kërkojë Hamasi hakmarrje ndaj tyre për vrasjen e liderit të tyre?
4. Sa vendimtar ishte roli i Sinwarit në koordinimin e Hamasit në muajt e fundit?
Grupi tashmë ishte mjaft i fragmentuar dhe ishte bërë edhe më shumë në muajt e fundit, shkruan skynews.
Në çfarë mase ai mbajti udhëheqjen taktike të përditshme, apo ishte një figurë kryesore në fshehje dhe në arrati?
5. A do të frymëzohen luftëtarët e mbetur të Hamasit nga vdekja e tij për të vazhduar luftën kundër Izraelit, apo disa nga anëtarët më të moderuar do ta shohin këtë si një mundësi për të tërhequr veten?
6. Ku e lë kjo udhëheqjen e Hamasit jashtë vendit, në Katar dhe Turqi? Çfarë ndikimi kanë ata dhe a do kenë ndonjë ndikim mbi organizatën në Gaza?
Përgjigjet ndaj disa ose të gjitha këtyre pyetjeve do të kenë një ndikim të madh në drejtimin e ardhshëm të luftës.
Ndryshe, Sinwari ishte një prej arkitektëve kryesorë të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë.
Ai u zgjodh udhëheqës i grupit pas vrasjes së Ismael Haniyehut në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran.
Para se të merrte udhëheqjen e Hamasit, Sinwar kishte drejtuar krahun e armatosur të grupit.
Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.
Përderisa Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për disa nga vdekjet e zyrtarëve të lartë të Hamasit, ka pranuar se ka vrarë disa zyrtarë, përfshirë Saleh al-Arouriand Mohammed Deif, komandantin ushtarak të Hamasit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit