Përderisa idetë moderne dhe luksoze të dizajnit shpesh kërkojnë që ju të keni një dhomë me hapësirë të mjaftueshme për t'u ulur; një zyrë të vogël ose një shtrat mbretëror në dhomën tuaj të gjumit, mos harroni se funksioni kryesor i dhomës së gjumit duhet të jetë një vend për t'u çlodhur.

Në fakt, dhomat e vogla të gjumit mund të jetë një bekim për një gjumë më të mirë gjatë natës.


Shoqata amerikane e gjumit rekomandon mbajtjen e aktiviteteve stimuluese nga dhoma gjumi. Ata paralajmërojnë se shpërqendruesit si TV, interneti dhe puna, mund të prishin modelet tuaja të gjumit. Pra, sa më e thjeshtë dhoma, aq më shumë gjumë kualitativ do të bëni, transmeton Telegrafi.

Dekoroni dhomën me ngjyra të lehta

1 133

Ngjyra e bardhë është një zgjedhje praktike për një dhomë gjumi të vogël. Bënë hapësirën tuaj të duket më e kompletuar. Përdorimi i ngjyrave të bardha krijon iluzion që dhoma e gjumit të duket më e madhe.

Vendosni shtratin në qoshe tek muri

2 6

Shumica e dhomave të gjumit shtratin e kanë të vendosur në mes, ajo zë shumicën e hapësirës duke e bërë atë të pashfrytëzueshme. Për të pasur më shumë hapësirë, zhvendosni shtratin në qoshe të dhomës.

Mos përdorni korniza të mëdha për shtrat

4 42

Pak centimetra hapësirë shtesë mund të jetë jetike në një dhomë gjumi të vogël.

Vendosni pasqyre për të bërë dhomën të duket më e madhe

5 36

Pasqyra bën të duket më e gjerë një dhomë e vogël gjumi duke krijuar iluzionin e një dhome më të madhe. Pozicionimi i një pasqyre për të pasqyruar dritën e një dritare është gjithashtu e vetmja mënyrë për të ngritur dritën natyrore në hapësirën tuaj.

Shtoni tapeta

8 1

Vetëm për shkak se dhoma gjumi juaj duhet të jetë pa dekorime, përzgjedhja e enterierit është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Tapetat kanë tendencë për ta bërë dhomën tuaj të duket më e vogël, por duke e përdorur atë në mënyrën dhe teknikën e duhur.

Flini në mbishtrojë

7 1

Nëse hapësira e dhomës është e kufizuar, por ju keni tavane më të larta, merrni parasysh shtimin e një papafingo. Ky nuk është një opsion për të gjithë, por për ata që nuk kanë problem që të ngjiten sipër shtratit, kjo mënyrë mund të transformojë plotësisht një hapësirë. /Telegrafi/