Dhimbjet e kokës ndodhin. Lajmi i mirë është se ka disa gjëra të thjeshta që mund t’i bëni për të lehtësuar dhimbjen pa ndonjë recetë të doktorit ose tableta.
Provoni të vendosni diçka të ftohët në kokë
Nëse keni migrenë, vendosni një gjë të ftohët në ballin tuaj. Copëza akulli të mbështjella në një peshqir, ose një dush i ftohët mund t’ju lehtësoj dhembjet. Mbani atë të vendosur për 15 minuta, pastaj largojeni për 15 minuta, transmeton Telegrafi.
Përdorni një jastëk të ngrohët ose kompresorë
Nëse keni dhembje nga tensioni, vendosni një jastëk të nxehtë në qafën ose mbrapa kokës. Nëse keni dhimbje nga sinuset, mbani një rrobë të ngrohtë në zonën që dhemb. Një dush i nxehët mund të ndihmojë gjithashtu.
Presionet e lehta në kokë
Nëse keni kapur flokët dhe i keni shtrënguar shumë, mund t’ju ketë shkaktuar dhimbje të kokës. Ato mund të vijnë edhe si pasojë e veshjes së një kapele, shiriti apo edhe syzeve të notit që janë shumë të ngushta. Në një studim, gratë që kishin lënë flokët e lira e panë që dhimbja e kokës u ishte zhdukur.
Dritat
Drita e madhe ose dritat lëvizëse, madje edhe nga ekrani i kompjuterit, mund të shkaktojnë migrenën. Nëse jeni të prirë t’i keni këto dhembje, mbuloni dritaret me perde që ndalojnë diellin. Vëni syze dielli kur jeni jashtë. Gjithashtu mund t’i shtoni ekranit të kompjuterit ndalues të ndriçimit dhe të përdorni llamba fluoreshente në instalimin e dritave.
Provoni mos të përtypni
Çamçakëzi jo vetëm që mund të lëndoj nofullën, por edhe kokën gjithashtu. E njëjta është e vërtetë për përtypjen e gishtërinjve, buzëve, dhe brendësinë e faqeve, ose ndonjë gjë që mbani në dorë siç janë lapsat. Sigurohuni që merrni kafshata të vogla gjatë ushqimit. Nëse kafshoni dhëmbët gjatë natës, pyesni doktorin tuaj për mbrojtëse të dhëmbëve. Kjo mund të lehtësojë dhembjet e hershme të kokës
Merrni kafeinë
Pini çaj, kafe, ose diçka me pak kafeinë. Nëse e merrni më herët mund të lehtësoj dhimbje e kokës. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë lehtësuesit e dhimbjeve të punojnë më mirë. Vetëm mos pini shumë, sepse tërheqja nga kafeina mund të shkaktojë dhimbje koke gjithashtu.
Praktikoni relaksues
Edhe nëse bëni zgjatje, yoga, ose relaksime të muskujve, të mësuarit si të qetësoheni në mes dhimbjeve të mëdha të kokës mund të ndihmoj në lehtësim.
Provoni masazhe
Mund ta bëni edhe vet. Disa minuta masazh të qafës dhe mund të ndihmojë në lehtësimin tensionit në kokë, që mund jetë si shkak i stresit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët