Gjashtë mënyra me të cilat aloe vera bëhet e magjishme për lëkurën tuaj

Studime të ndryshme të bëra në studimin e përparësive të bimës aloe vera kanë treguar që vërtet kjo bimë ka disa cilësi të cilat janë të efektshme në shërimin e gjendjeve të ndryshme të lëkurës, nga lëkura e thatë deri te sëmundjet kozmetike.
Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com
Gjithashtu është konstatuar që është e dobishme në shërimin e vragave dhe djegieve, infeksioneve të vogla të lëkurës, ekzemës, herpesit gjenital, zbokthit, psoriazës.
Gjashtë përparësitë e përdorimit të xhelit aloe vera për lëkurë:
1. Zbusni djegiet
Me cilësinë antiinflamatore dhe të ftohjes, xheli aloe vera është ilaç i përsosur për lëkurën e djegur, sepse i siguron lëkurës shtresë mbrojtëse, e cila ndihmon në ruajtjen e lagështisë.
Aloe vera gjithashtu është e pasur me antioksidante dhe minerale, të cilat mund të ndihmojnë në përshpejtimin e shërimit dhe është e dobishme në shërimin lokal të gjendjeve inflamatore të lëkurës siç është skuqja e lëkurës.
2. Hidratizoni lëkurën
Për krem hidratues, i cili nuk lë gjurmë yndyrore në fytyrë,mos kërkoni më shumë se aloe verën, sepse zbut lëkurën pa mbyllje të poreve. Xheli ialoe verës gjithashtu mund të përdoret si tretman pas rrojës, sepse në mënyrë të efektshme hidratizon lëkurën.
Hulumtimet kanë treguar që ekstrakti i aloe verës është substancë shëruese natyrale për përmirësimin e hidratizimit të lëkurës – duke e bërë përbërës të dobishëm të formulacioneve kozmetike dhe si tretman për lëkurë të thatë.
3. Përshpejtoni shërimin e plagëve
Xheli i aloe verës më së shpeshti përdoret si shërim lokal i prerjeve, djegieve dhe plagëve të tjera. Vështrimi i katër studimeve eksperimentale ka treguar që aloe vera mund të shkurtojë kohën e shërimit të shkallës së parë apo të dytë të djegieve për pothuajse nëntë ditë.
Këto rezultate të pabesueshme mund të shpjegohen me faktin që xheli i aloe verës përshpejton riprodhimin e qelizave të lëkurës së paku për nëntë herë dhe depërton në epidermë (në shtresë të jashtme të lëkurës) katër herë më shpejt se uji.
4. Për luftën kundër plakjes
Duke pasur parasysh që është i pasur me vitaminat C dhe E dhe me beta-karoten, xheli i aloe verës ka aftësi anti-rrudhë. Pastaj, aloe vera mund të merret në formë të shtesave në ushqim për luftën kundër plakjes, sepse shumë hulumtime kanë treguar që rrit prodhimin e kolagjenit trupor dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës për vetëm 90 ditë.
5. Zvogëloni aknet dhe infeksionet
Keni probleme me aknet dhe puçrrat dhe me siguri dëshironi që të gjeni mjet natyral dhe të butë për pastrim të fytyrës. Xheli i aloe verës vepron në disa nivele. Cilësitë antibakteriale, antiseptike dhe antiinflamatore të aloe verës mbrojnë lëkurën nga bakteret dhe nga patogjenët e tjerë të cilët shkaktojnë infeksione dhe inflamacione, sepse përmban materie të cilat stimulojnë rritjen e qelizave të reja, derisa glukoproteinat zvogëlojnë inflamacionin dhe skuqjen.
Si astringjent, aloe vera zvogëlon madhësinë e poreve, gjë që ndihmon në ruajtjen e tepricës së sebumit, ndotësive dhe mikrobeve.
6. Zvogëloni anomalitë në lëkurë
Për aftësitë e saj të përshpejtimit të riprodhimit të qelizave të lëkurës, luftës kundër inflamacionit dhe zvogëlimit të skuqjeve, xheli i aloe verës është tretman i shkëlqyeshëm natyral për zvogëlimin e akneve, vragave dhe strijave.
Me shtesë të lëngut të limonit, gjithashtu mund t’i zbusni piklat në lëkurë. Mos hezitoni t’i shfrytëzoni përparësitë e këtij përbërësi të shkëlqyeshëm natyral! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?