Kulla e Abdullah Pashë Drenit, Xhamia e Hadum Agës, teqja e bektashinjve, Hani i Haraçisë, Muzeu Etnografik, Çarshia e Madhe janë vetëm disa nga monumentet kulturore e historike që i shtojnë bukurinë qytetit të Gjakovës.
Gjakova si një qytet me një histori të lashtë shumë shekullore prej të cilës kanë mbetur edhe shumë objekte e artefakte që tregojnë për jetën që u zhvillua në këtë qytet, vetëm në vitin 2017, është vizituar nga mbi 10 mijë turistë nga vende të ndryshme.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress udhëheqësi i Zyrës së Informacionit Turistik në Gjakovë, Kujtim Rrahmani, sipas të cilit kjo komunë krahas turizmit kulturor e ka të zhvilluar edhe turizmin natyror.
“Sipas disa statistikave jo zyrtare që i kemi është 8 mijë deri në 10 mijë veta këtu përfshihen turistët në përgjithësi që e vizitojnë Gjakovën dhe rrethinën e Gjakovës. Këto statistika i kemi marr prej kufirit dhe disa elementeve tjera…. Më së shumti Gjakova është tek turizmi kulturor, aty e ka bazamentin kryesor sepse duke e llogaritur trashëgiminë që e ka vetë brenda qytetit, turizmi kulturor është turizmi bazik që zhvillohet në Gjakovë. Mirëpo nuk mund të them që edhe turizmi natyror nuk është i zhvilluar, sepse i kemi disa pika interesante turistike të turizmit natyror ku mund ta përmendi Radoniqin, edhe pse është një vend që është ujëmbledhës për furnizim të qytetarëve, por edhe ajo pjesë shfrytëzohet për një lloj turizmi… Pjesa tjetër është tek Ura e Drinit që janë edhe garat kryesore, që janë gara të veçanta, por edhe Shkukëza është pjesë e parkut rekreativ ku e shfrytëzojnë qytetarët dhe turistët e huaj”, u shpreh Rrahmani.
Rrahmani duke i përmendur disa nga monumentet që turistët mund t’i vizitojnë në qytetin e Gjakovës, tha se turizmi në këtë komunë është duke lulëzuar dita ditës.
“Kulla e Abdullah Pashë Drenit, është një objekt 300 vjeçar që ka një histori shumë të veçantë e cila lidhet shumë me historinë e Lidhjes së Prizrenit… Ky objekt me muzeun, që është lart bash për këtë çështje, për historinë e Lidhjes së Prizrenit, zyra turistike dhe vetë objekti, pastaj afërt këtu e kemi Teqen e Shereminit, pastaj filloi Çarshia e Vjetër. Çarshia e Vjetër ka shumë elemente aty mundem me i përmend disa lloje të artizanateve që janë të veçanta në Gjakovë, që nuk zhvillohen tjetër kund. Tjetër çka është me përmend është edhe Teqja e Bektashinjve, hani i Haraçisë, dy hanat pastaj margaritari i qytetit është xhamia e Hadumit lidhet me historinë e qytetit… Kemi Muzeun Etnografik që është një shtëpi e vjetër qytetare tradicionale që brenda saj ka shumë artefakte që janë me të vërtetë interesante me u vizitua”, ka thënë ai.
Sipas zyrtarit të zyrës për informim turistik në Gjakovë këto pika turistike janë edhe zemra e funksionimit ekonomike në këtë qytet i cili kryesisht ka të zhvilluar edhe hotelerinë dhe zejtarinë.
E me qëllim që ky qytet i lashtë të jetë më atraktiv për vizitorët, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se janë duke punuar në projekte kulturore që do kenë impakt në turizmin e kësaj komune.
“Do t’i kemi edhe dy ose tri teatro çoftë të hapura apo të mbyllura, po punojmë edhe me shoqërinë civile që edhe ata të involvohen çoftë në promovimin e çarshisë së vjetër me ngjarjet që ndodhin atje. Kemi edhe disa plane edhe deri në fund të vitit. Do të thotë tani jemi në ramazan pastaj bajrami do të kemi ngjarje dhe atëherë, do ketë ngjarje edhe para fundit të vitit për vitin e ri për kërshëndella, po promovojmë me i lidh në mes vete që në Gjakovë me ndodh një lëvizje permanente sa i përket ngjarjeve kulturore që ndërlidhen me turizmin… Sot në mëngjes kemi bisedua për një projekt në lumin Erenik, e cila është një ide më e vjetër nuk është ide e imja, por është e mirë dhe unë nuk kam nevojë me ndryshua diçka në shije”, ka thënë Gjini.
Se qyteti i Gjakovës do të ketë risi kulturore e tha edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë, Saranda Hyseni, e cila u shpreh se hendikep më të madh ka buxhetin e vogël që dedikohet për këtë sektor.
“Këtë verë kanë njerëzit çka me pa në Gjakovë. Po startojmë sot me “Up with People”. Në qershor kemi disa aktivitete që janë tradicionale që mbahen në Gjakovë. Për shembull është kërcimet nga Ura e Shenjtë, kemi mitingun e poezisë, po startojmë në qershor me “Çarshia Fest”, një festival i ri që po starton këtë vit dhe po ashtu tendenca është që të kthehet edhe më shumë në turizëm pjesa e Çarshisë së vjetër të Gjakovës që është një aset i pakontestueshëm i joni… Po ashtu po provojmë që edhe zonat turistike t’i bëjmë të qasshme për njerëzit mund të themi lirishit pjesën e Godenit po provohet të rregullohet edhe infrastruktura… ”, ka deklaruar Hyseni.
Ndryshe, në bazë të defterit të vitit 1571 Gjakova ishte ende fshat, i cili në gjysmën e dytë të shekullit XVII u zhvillua në qytet, ku lulëzonte zejtaria, tregtia, ekonomia. Emërtimi Jakova për herë të parë u përmend nga udhërrëfyesi osman Evlia Çelebiu më 1662,për të marrë pastaj emrin ‘Gjakovica’ pas pushimit serb./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false