LAJMI I FUNDIT:

Gjakova: Fitova atë që e kërkonte Kosova

Gjakova: Fitova atë që e kërkonte Kosova

Sporti i xhudos viteve të fundit ka qenë sporti që ka bërë buje të madh jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Pas Majlinda Kelmendi, kampiones së botës, është Nora Gjakova një tjetër xhudiste që po shkëlqen në tapetet e nxehta evropiane.

Për Norën viti 2015 do të mbetet gjatë në kujtesë për shkak të suksesit të madh te arritur në Lojërat Olimpike Verore “Baku 2015”.

Kosova për herë të parë ishte pjesë e një eveniment të tillë, ndërsa Nora arriti të fitojë medaljen e bronzte në një konkurrencë të jetë të fortë.


Nora Gjakova në një intervistë për KosovaPress, është shprehur e kënaqur me rezultatet e arritura në vitin që është në ikje. Ajo thotë se gjatë vitit 2015 ka pasur shumë fitore, por edhe humbje, por ajo mendon se kulmi i suksesit ishte në “Baku 2015”. Ajo thotë se është shumë e lumtur që ka arritur të shpërblej mundin e trajnerit të saj, Driton Kukës.

“Vitin 2015 duke e marrë parasysh suksesin tim në Lojërat Evropiane e kisha cilësuar si vite te suksesshëm, edhe pse gjatë vitit kam pasur mjaft fitore, por edhe humbje, përsëri kam fituar çka është dashur dhe nevojitur Kosovës, shpresoj se në vitin 2016 se pari të kualifikohem për Lojërat Olimpike, e pastaj normal caku është medalja. Normale se gjatë viti kam pasur ngritje dhe rënie, por gjatë terë viti jam përgatitur në atë mënyrë që të kem formën më të mirë në Lojërat Evropiane dhe këtë e kam arritur, prandaj jam mjaft e gëzueshme për faktin për punën që ka bërë trajneri me mua për t’i shpërblyer mundin atij”, ka thënë Gjakova.
Ajo është e bindur se sukseset do të vazhdojnë edhe në vitin 2016. Olimpiada ‘Rio 2016’, është prioritet i Norës. Ajo beson se edhe në Rio do të rrëmbej medalje.

“Se pari me nevojitet edhe pak kohë që të kualifikohem për Lojërat olimpike, edhe pse vitin e kam përfunduar si e klasifikuar, por ende më nevojiten gara si e dominuar për këto lojëra. Normal nëse kualifikohem caku im është medalja”, ka theksuar Gjakova.

Ajo është i bindur se me kohë do të jetë e përgatitur në çdo aspekt për Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori