LAJMI I FUNDIT:

“Gjahtarët e thesareve” vjedhin e dëmtojnë anijet e mbytura në Durrës (Video)

“Gjahtarët e thesareve” vjedhin e dëmtojnë anijet e mbytura në Durrës (Video)

Shekuj më parë në brigjet e Shqipërisë së sotme vepronin piratët që godisnin anijet tregtare. Sot pasuesit e tyre, “gjahtarë thesaresh”, janë zhytur thellë nën det nga ku po vjedhin e dëmtojnë anijet e mbytura në ujërat tona. Situata konsiderohet alarmante dhe kërkohet forcim i monitorimit nga shteti.

Kjo është një prej dhjetëra anijeve të mbytura (shikoni foton) në pjesën ujëra shqiptare të deteve Adriatik e Jon që kanë rënë pre e grabitjes nga të ashtuquajturit “piratë” të thellësive.

Në kushtet e mungesës së kontrolleve të mirëfillta nga autoritetet, zhytësit “gjahtarë thesaresh” po grabisin ditë pas ditë reklike dhe objekte historike nga këto anije dhe i nxjerrin në shitje në tregjet ilegale brenda apo jashtë vendit.


Denis Nova, instruktor zhytës i shoqatës ndërkombëtare “Padi”, tha për Ora News se situata është alarmante.

Denis Nova: Shumica e anijeve janë dëmtuar nga personat që kanë pasur synime tregtie të objekteve antike apo dhe objektet me vlerë.

Ndaj kërkohet që shteti të marrë masa urgjente përmes Agjencive ndaj “piratëve të thellësive”.

Denis Nova: Të paktën të regjistrojnë aktivitetin e tyre sepse çdo njeri mund të vijë këtu dhe të bëjë atë që ka ai për interes, edhe zhytjen, edhe kërkimet, zbulimet nga persona të paautorizuar.

Këto anije të mbytura në kohë e situata të ndryshme, kanë potencialin për tu shndërruar në atraksione turistike, jo vetëm për të apasionuarit pas zhytjes.

Ndaj kërkohet më shumë angazhim nga institucionet e shtetit për të mbrojtur dhe vënë në shfrytëzim në funksion të turizmit këto gjetje, duke u zbuluar historitë e plota.

Denis Nova: Kjo mund të jetë një pikë interesi për zhytësit dhe turistët që mund të vinë këtu në Durrës për të zbuluar historinë e këtyre anijeve.
Këto pamje ndërkohë tregojnë biodiversitetin e pasur të deteve shqiptare, por që ndër vite ka pësuar dëmtime të pallogaritshme nga përdorimi i lëndëve plasëse.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori