Ajo është një nga fytyrat më të njohura të botës së modës ndërsa vitin e kaluar është pozicionuar si e dyta më e paguara në botë.

Dhe Gisele Bundchen bëri histori të enjten, kur u bë personi i parë ndonjëherë që u shfaq pa u rregulluar në kopertinën e revistës "Vogue Italia".


Në një përpjekje për të pasqyruar "Giselen e vërtetë", bukuroshja 37-vjeçare është paraqitur vetëm me një bluzë dhe pantofla të rastësishme në kuzhinë.

gisele 1

Në disa prej tjerave ajo shihet në imazhe familjare në shtëpi së bashku me bashkëshortin Tom Brady dhe dy fëmijët e tyre.

Tom dhe Gisele filluan të takoheshin në vitin 2006, kur u takuan për së pari herë tek një mik i përbashkët.

Ata u martuan në një ceremoni intime në Santa Monica të Kalifornisë, në vitin 2009, përpara se të bëheshin prindër të Benjaminit dhe Vivianit. /Telegrafi/

gisele 2

gisele 3

gisele 4

gisele 5