Ajo sapo ka sjell në jetë vajzën, emrin e së cilës nuk ka bërë të ditur për audiencën e gjerë.

Që tre muaj pasi u bë nënë, Gigi Hadid nuk po i ndalë shëtitjet në New York, së bashku me fëmijën e saj, shkruan Daily Mail.


25-vjeçarja u pa gjatë ditës së djeshme (e premte) duke ecur, së bashku me një mike të saj.

38063058 9152859 Gigi Hadid takes her baby daughter for a stroll in New York City a 83 1610744090146

Fytyra e modeles ishte mjaft e mbuluar, derisa mbante një palë syze dhe një maskë mbrojtëse për shkak të COVID-19.

Veshja e saj kësaj radhe ishte më modeste, me një palë pantallona dhe një bluzë të gjelbër të mbyllur.

38061822 9152859 image a 48 1610742817029

Flokët bionde ajo i kishte kapur prapa kokës, çka bënin të dukej edhe më atraktive.

Një shëtitje e tillë vjen pasi partneri i saj, Zayn Malik, lansoi albumin e radhës “Nobody Is Listening”. /Telegrafi/

38063062 9152859 image a 62 1610743768179