Gëzim Kelmendi: 50 mijë vota ishin tonat, "ju" i bëtë të pavlefshme!?

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para preliminare të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit.“Faktet flasin vet ! - Na mohuat padrejtësisht të kemi komisioner për ruajtjen e votës tonë. - 50 mijë fletëvotime të pavlefshme. Kjo tregon qartë qëllimin e juaj. Ju e dëmtuat Partinë FJALA që garoj me njerëz me vlera dhe vullnet të pastërt. - Në vitin 2010 kur askush nuk më njihte, fitova i vetëm mbi 4 mijë vota. - Në vitin 2014 fitova i vetëm mbi 10 mijë vota. - Tash së bashku me 109 kandidat të tjerë na ‘dolën’ rreth 6 mijë vota. A mendoni se ju besojmë, a mendoni se pajtohemi? Ju me strategjinë e juaj profesionale zhvleftësuat mbi 50 mijë votat tona duke i bërë të pavlefshme. Kjo dëshmon edhe njëherë se sa është i zhytur vendi ynë në krim të organizuar dhe korrupsion. Por një gjë dijeni, se nuk mund ta ndalni kurrë vullnetin e këtyre djemve dhe vajzave që të punojnë për popull dhe shtet. Ne nuk jemi si ju. Ne nuk i dëmtojmë të tjerët. Ne prap do të kthehemi edhe më fuqishëm” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/


















































