Më 9 tetor janë “avulluar” dy milionë e 77 mijë euro nga Thesari i Shtetit, në llogarinë e kompanisë private LDA Group SH.P.K, ku një pjesë e kësaj shume prej mbi 1 milionë e 300 mijë eurove janë procesuar në 17 xhirollogari të tjera bankare.
Nga këto, 17 llogari, paratë janë shpërndarë në rreth 50 llogari tjera, firmash e individësh të cilët kanë kryer blerje të ndryshme, nga ushqimi, deri tek veturat luksoze.
Në lidhje me këto veprime, në një prononcim për Telegrafin, eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ky skandal dëshmon më së miri se sa ka papërgjegjësi institucionale, mangësi të sundimit të rendit dhe ligjit dhe se sa është e politizuar administrate publike, në Kosovë.
Sipas tij, veprimet e tilla janë duke e zbehur imazhin e shtetit të Kosovës.
“Në Kosovë janë duke ndodhur gjëra që po e zbehin imazhin e shtetit të Kosovës. Në këtë drejtim në një agjendë politike të stërngarkuar po ndodhin veprime të ndryshme të cilat shumë më tepër po e dëmtojnë shtetin sa që po e ndihmojnë. Në këtë drejtim vërtetë një skandal i tillë që po ndodh ditëve të fundit me transferimin e parave nga buxheti në kompani të ndryshme e dëshmon më së miri se sa ka papërgjegjësi institucionale në Kosovë, sa ka mangësi të sundimit të rendit dhe ligjit, sa është e politizuar administrate publike dhe sa ka punë Agjencioni Kosovar i Inteligjëncës…”, ka thënë Gërlaxhiu.
Ai po ashtu theksoi se jo vetëm është dëmtuar buxheti i shtetit, por siç tha ai këto veprime do të lejnë gjurmë edhe në të ardhmen.
“Besoj që është dëmtuar buxheti, është dëmtuar Kosova në aspektin e imazhit. Është zhgënjyese dhe është një grusht i cili do të lërë gjurmë në të ardhmen, në besim të qytetarëve në shtet dhe në funksionim të saj”, ka thënë ndër të tjera Gërxhaliu.
Ndryshe, bazuar në dosjet e Prokurorisë së Shtetit, ekzekutimi i pagesave ilegale nga Thesari i Shtetit në llogarinë e “LDA Group” Sh.P.K përfundoi brenda tetë minutave. Përmes procesimit të katër transaksioneve, në orën 12:41 të së premtes së 9 tetorit, dy milionë euro u derdhën në xhirollogarinë e kompanisë me bazë në fshatin Llapushnik të Drenasit.
Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se është kërkuar bllokimi i llogarive ku dyshohet të jenë transferuar mjetet nga Thesari.
“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro”, thuhej në raportin e Policisë.
Për transferimin ilegal të mjeteve shpalosi detaje edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një konferencë të jashtëzakonshme për media dy ditë më parë.
“Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta të cilat kanë ndodhur nga llogaria e Thesarit të Kosovës, e cila është pjesë e Ministrisë së Financave dhe rreth 2 milionë euro kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik”, ka thënë Bajrami.
Udhëheqësja e Ministrisë së Financave ka thënë se “me t’u njoftuar për rastin, menjëherë (të marten) kemi njoftuar organet e drejtësisë”.
Si raport i skandalit, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj liroi nga detyra Hajrie Shalën, njërën nga këshilltaret e saj. Ajo është vajza e Kadri Shalës. Nisma Socialdemokrate, megjithatë, u distancua nga veprimet e bashkë-pronarit të “LDA Group” dhe u bëri thirrje organeve të rendit që të hetojnë rastin e krimit.
Zyrtari i Departamentit të Thesarit, Labinot Gruda, i arrestuar të martën për kryerjen e transaksioneve ilegale, i është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit