Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka mbajtur konferencë për medie të enjten me ç’rast prezantoi studimin “Klima e biznesit në Kosovë”, për tremujorin e tretë (TM3), të vitit 2017-të.
Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore.
Sipas këtij publikimi, gjendja aktuale e biznesit në Kosovë për këtë tremujorë paraqet një trend në rënie.
Sipas këtij publikimi, në tremujorin e tretë të këtij viti vërehet një rënie e performancës së bizneseve në vend në krahasim me tremujorin paraprak. “Sektori privat në këtë tremujor ka një pritshmëri të ulët për punësim. Janë 68 për qind e kompanive të cilat presin që numri i të punësuarve të mbetet i njëjtë, ndërsa 26 për qind e kompanive presin që të rrisnin numrin e të punësuarve në tremujorin e ardhshëm, pjesa prej 2 për qind e kompanive të anketuara për qëllime të këtij studimi presin rënie të punësimit”, thuhet në publikimin e OEK-ut.
Kurse, sa i përket pritjeve për aktivitet biznesor për gjashtë muajt e ardhshëm, 41 për qind e kompanive presin përmirësim të aktivitetit të tyre biznesor, ndërsa gjysma tjetër presin një situatë të njëjtë për dallim nga 9 për qind të bizneseve të cilat presin që të përkeqësohet gjendja. “Sa i përket klimës së biznesit krahasuar me tremujorin paraprak, të gjithë indikatorët tregojnë një përkeqësim të klimës biznesore në vend”, thuhet në raport.
Raporti, vë në pah se bizneset ende vazhdojnë të ballafaqohen me barriera, ku kryesisht prinë qasja në financa, pasi në top tri barrierat e listuara në raport janë: 45 për qind të bizneseve kanë deklaruar si barrierë kryesore mungesën e mjeteve financiare, 32 për qind e bizneseve barrierë i kanë normat e larta të interesit nga bankat komerciale në Kosovë, kurse 26 për qind e tyre, kanë treguar se kanë vështirësi në marrjen e kredive.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se në saje të agjendës së stër-ngarkuar politike, janë ulur pritshmëritë e bizneseve. “Agjenda e stër-ngarkuar politike ka qenë ndër faktorët kryesor që ka ndikuar në rënien e pritshmërisë së bizneseve tona. Viti 2017 ishte vit i agjendës politike ku me muaj të tërë kjo agjendë ishte prioritet i prioriteteve gjë që bëri të vështirë gjetjen e hapësirës për procese ekonomike dhe mbështetje të këtyre proceseve. Kemi një trend në rënie në këtë tremujor, megjithatë tremujori i tretë i vitit 2017 bazuar në perspektiven e bizneseve manifestohet me një situatë stabile, por që, klima e biznesit dhe pritjet për periudhën e ardhshme gjashtë mujore janë me trende negative, që e dallon këtë tremujor”, deklaroi ai.
Sipas tij, pritjet pozitive për performancë të mirë të biznesit vijnë vetëm nga sektori i tregtisë me pakicë; sektori privat në Kosovë këtë tremujor ka pritshmëri më të ulët për punësim krahasuar me tremujorin paraprak”, deklaroi Gërxhaliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova