Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në konferencën e ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, që u zhvillua virtualisht.
Sipas komunikatës ministrore, gjatë adresimit të saj, Gërvalla ka falënderuar Gjermaninë për kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Për Qeverinë e Kosovës ka thënë se është e përkushtuar për bashkëpunim në secilën fushë duke filluar nga ekonomia, shkenca, arsimi e fusha të tjera, duke vënë në pah që bashkëpunimi duhet të jetë i bazuar në vlera dhe parime.
“Sundimi i ligjit është faktori kryesor jo vetëm për bashkëpunimin, por edhe për stabilitetin, madje edhe për paqen në Ballkan. Shkeljet e çdo të drejte, të çdo detyrimi ligjor, paraqesin një pengesë të vërtetë për arritjen e çfarëdo suksesi në bashkëpunim rajonal”, ka potencuar Gërvalla.
Ajo ka theksuar se teksa po identifikohen projekte të dobishme për avancimin ekonomik të rajonit, duhet siguruar që të gjitha projektet të jenë në dobi të qytetarëve dhe jo vetëm të disa grupeve.
“Prandaj duhet të sigurojmë transparencë të plotë, konkurrencë të bazuar në rregulla dhe duhet të luftojmë transaksionet e paligjshme ndërkufitare, tregjet e zeza dhe krimin e organizuar. Shfrytëzimi i qytetarëve nga grupe të fuqishme të krimit të organizuar duhet të ndalet”, ka thënë ndër të tjera ministrja.
Gjithashtu ka theksuar nevojën që disa shtete të kenë një mbështetje më të madhe.
“Në rajonin tonë kemi ardhur me predispozita të ndryshme në këtë fazë të re të bashkëpunimit. Ka vende, si Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova, të cilat janë shkatërruar nga agresioni dhe gjenocidi në vitet 1990-a të cilat shkaktuan tragjedi dhe humbje në njerëz. Por kjo luftë totale kundër civilëve shkatërroi gjithashtu me paramendim infrastrukturat kryesore”.
Gërvalla më tej ka shtuar se këto miliarda dëme ende nuk janë kompensuar dhe kështu bashkëpunimin ekonomik në rajon detyrimisht e fillojnë nga pozicione të ndryshme.
“Këta qindra mijëra njerëz, të cilët ende nuk e kanë marrë veten nga këto dëme që iu janë shkaktuar, meritojnë trajtim më të veçantë dhe mbështetje më të madhe. Edhe ky është gjithashtu një parakusht për të ofruar shanse të barabarta për të gjithë”, ka theksuar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës