LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: S’ka datë për liberalizim të vizave – askush s’e di

Gërvalla: S’ka datë për liberalizim të vizave – askush s’e di

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se askush nuk e di datën e saktë se kur do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

“Sot askush, as institucionet tona e as unë si ministre e Jashtme, por edhe asnjë përfaqësues i BE-së, nuk mund ta thonë datën e saktë se kur mund të ketë lëvizje të lirë. Sot askush nuk e di kur do të jetë hapi final dhe kur do të largohen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo në T7.

Ajo deklaroi se s’mund të konfirmojë që liberalizmi i vizave mund të bëhet realitet për kosovarët në shtator, siç po jepen paralajmërime së fundmi.


“Nuk mund të them se do të ndodhë në shtator, do t’ju gënjeja”, ka theksuar ajo.

Kryediplomatja kosovare ka folur edhe për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëronte liberalizim vizash për Kosovën më 23 qershor.

“Çdo gjë që thotë [Aleksandar] Vuçiq në raport me Kosovën, nga opinioni, duhet marrë me shumë rezerva dhe prandaj ka ndodhur ajo që është pritur. Detyrë e institucioneve të Kosovës është të punojnë për çdo ditë që liberalizimi i vizave, me aq sa është brenda mundësive tona, të realizohet sa më shpejt. Detyrë e institucioneve nuk është të merren me thashetheme, por të merren me punët. Kemi biseduar me shumë shtete, kemi punuar në hapa të vegjël dhe të mëdhenj me shtete që kanë shtete skeptike”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori